Aktualitet

Greqia, nën hijen e zymtë të falimentimit

Dyshimet lidhur me aftësinë e Greqisë për të zgjidhur financat po shoqërohen me opsionin e rritjes së masës së prerjes së borxhit grek përtej 50%. Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron të pamjaftueshëm programin e rregullimit fiskal dhe thekson se mund të jenë të nevojshme lëvizje të reja për të shmangur falimentimin. Se çfarë nënkuptohet me “lëvizje të reja”, e sqaron kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blansar, që beson se prerja e borxhit grek mund të ketë nevojë të tejkalojë 50%, masë e parashikuar në marrëveshjen e samitit të tetorit. “Ne kemi nevojë për një reduktim të ndjeshëm, që Greqia të mundet të marrë frymë”, – tha ai për CNBC. Në të njëjtën gjatësi vale është edhe kryetari i Këshillit Shkencor të Ministrisë gjermane të Financave, Clemens Fouest, i cili e konsideron të pamjaftueshëm zvogëlimin e borxhit.

“Greqia, për mendimin tim është tashmë e falimentuar. Dhe pjesëmarrja ‘vullnetare’ në prerjen e borxhit në fakt nuk ishte vullnetare, sepse huadhënësit u detyruan të marrin pjesë, gjë që shkaktoi pasiguri të madhe. Unë mendoj se mirë do të ishte të thuhej ndershmërisht, që qeveria greke nuk mund të paguajë borxhet e saj”, – tha ai.



Ndërkaq, pas pak ditësh pritet të mbërrijë në Athinë ekipi i Trojkës për negociata të reja me qeverinë greke, që do të mundësojnë marrëveshjen e re të kredisë së ndihmës për Greqinë.  Negociatat vlerësohen tepër të vështira, për shkak se në tryezë do të hidhet diskutimi për uljen e pagave minimale në sektorin privat; çështja e evazionit fiskal; shkurtimet në shpenzimet publike, si dhe hapja e profesioneve të mbyllura. Pritet që Trojka të kërkojë uljen e pagave minimale duke iu afruar shifrës 566 euro, siç janë në Portugali, si dhe të shfuqizohen paga e 13 dhe ajo e 14-të.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas