Zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të Eurozonës kanë rënë dakord gjatë një takim në Bruksel që të vazhdojnë me dhënien e ndihmës për Greqinë.
Ky do jetë programi i tretë i ndihmës, raporton Spiegel.
Sipas kësaj reviste, qeveria greke do të marrë edhe rreth 10 miliardë euro nga paketa europiane e ndihmës, e njohur ndryshe edhe si ombrella e shpëtimit.
Ekonomia greke është rritur sërish në çerekun e tretë të këtij viti, për herë të parë pas gjashtë vitesh recesion.
Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras kishte deklaruar se nuk ka nevojë për paketën e tretë.
Por vendet e BE nuk i shohin me kaq optimizëm hapat e BE dhe me paketën e re duan të pengojnë që vendi të rrëshqasë në një tjetër krizë buxhetore.
KOMENTO (0)