Arkiva 2

Greqia hap tenderin për naftën në kufirin me Shqipërinë

Qeveria greke hap zyrtarisht tenderin ndërkombëtar për të gjitha shoqëritë jo greke, të cilat kanë interes për të bërë kërkime për gaz apo naftë në tre pika detare, mes të cilave edhe në ujërat ndarëse me Shqipërinë. Sipas deklaratës zyrtare, kompanitë e interesuara kanë 6 muaj afat, deri në korrik të këtij viti për të paraqitur dokumentacionin dhe aplikimin për kërkimet në tre pikat, të cilat janë Janina, Gjiri i Patrës dhe Katakolon. Bëhet fjalë për rezerva hidrokarburesh të vlerësuara prej jo më pak se 250 milionë fuçi. Të gjitha këto rezerva, sipas zyrtarëve grekë gjenden mes të tjerash edhe në ujërat detare mes Shqipërisë e Greqisë, pikërisht në afërsi të Janinës. Madje, në materialin shpjegues të ministrisë saktësohet se zona e Katakalon është vlerësuar pozitivisht dhe pritet të tërheqë interesin e investitorëve për shkak të pozicionit me vendin fqinj, me Shqipërinë, e cila disponon sisteme të ngjashme të naftës. Konkursi do të zhvillohet më datë 2 korrik 2012 dhe tenderi do të bëhet me procedurë të hapur. “Zvogëlimi i varësisë energjetike të vendit dhe siguria e furnizimit me energji të imponojnë një politikë energjetike që fuqimisht nxit zhvillimin e burimeve të energjisë në vend. Duke marrë parasysh drejtimin e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përpjekjet që bën Qeveria greke për shfrytëzimin e depozitave hidrokarbure janë një pjesë integrale e strategjisë shtetërore. Me thirrjen e sotme për tender, është bërë një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha ministri i energjisë Jorgos Papakostandinu.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas