Rajoni

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme

parliamentGreqia hyn sërish në një atmosferë të elektrizuar politike, pas vendimit të kryeministrit Samaras për të përshpejtuar procedurat e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Vendimi u komunikua në orët e vona të mbrëmjes së të hënës dhe votimi i parë në parlament do të zhvillohet më 17 dhjetor.



Mandati i Presidentit aktual, Karolos Papulias, përfundon në mars 2015. Mirëpo Samaras dhe partneri i tij qeveritar Venizelos, vendosën t’i avancojnë procedurat, në një përpjekje të hapur për t’i vënë deputetët para një dileme: Ose zgjedhje e presidentit, ose zgjedhje të parakohshme. Sipas qeverisë, zgjidhja e kësaj dileme do t’i japë fund edhe pasigurisë së javëve të fundit që po dëmton jashtë mase perspektivën e vendit.

Përshpejtimi i zgjedhjeve presidenciale u komunikua menjëherë pas vendimit të Eurogrupit për t’i dhënë një shtyrje prej dy muajsh zbatimit të programit grek të shpëtimit, çka do të thotë se edhe vlerësimi i radhës nga trojka do të finalizohet në shkurt 2015. Takimi i Eurogrupit nuk arriti të sheshojë mosmarrëveshjet midis qeverisë greke dhe trojkës që insiston në marrjen e masave të reja shtrënguse, dhe refuzimit këmbëngulës të Athinës që mos të marrë asnjë masë tjetër.

Në këto kushte, të dielën në mesnatë nga parlamenti grek u votua buxheti i vitit të ardhshëm, që parashikon një suficit primar prej 3% dhe rritje ekonomike 2,9%.

Kushtetuta greke përcakton se për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 180 vota, në kohën që maxhoranca qeveritare disponon vetëm 154 deputetë.

Konsiderohet jashtëzakonisht e vështirë që Samaras e Venizelos të sigurojnë numrin magjik 180, megjithatë të dy ata kanë deklaruar se presidenti do të zgjidhet nga parlamenti aktual.

Partia më e madhe opozitare, SYRIZA deklaroi se e mirëpret përshpejtimin e zgjedhjes së presidentit, pse në këtë mënyrë përshpejtohet edhe data e zgjedhjeve të parakohshme, që për opozitën janë të pashmangshme.

Votimi për presidentin do të zhvillohet së pari më 17 dhjetor, pastaj më 23 dhe 29 dhjetor. Në dy votimet e para nevojiten 200 vota pro, në votimin e tretë 180. Nëse Parlamenti nuk arrin të zgjedhë presidentin, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që sipas të gjitha gjasave do të mund të mbaheshin më 25 janar ose 8 shkurt 2015./AbcNews

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas