Aktualitet, Kryesore

Greqia do të njohë patentat shqiptare

Në Athinë po zhvillohet takimi i dytë i ministrave nga vendet e grupit të Vishegradit dhe 4 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova.

Temat kryesore janë politikat e zgjerimit, energjia dhe e ardhmja e rajonit e Bashkimit Europian.



Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe bën me dije se ka filluar që në mëngjes samiti, temat e të cilit do të jenë zgjerimi i Bashkimit Europian. Pala greke dhe Bullgaria, që ka Presidencën aktuale të BE-së, kërkojnë që sa më shpejt të integrohen vendet e rajonit të Ballkanit.

Do të ketë gjithashtu diskutime mbi çështjet energjitike dhe bashkëpunit rajonal mes vendeve.

Sot priten edhe zhvillime në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke qenë se në Athinë ndodhet ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Është mësuar se ministri i Jashtëm grek do të takohet me palën maqedonase për çështjen e emrit dhe do të takohet edhe me palën shqiptare.

Do të njihen patentat shqiptare dhe mijëra emigrantë nuk do të kenë më probleme me drejtësinë për shkak të tyre. Kjo marrëveshje do të firmoset pasdite.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas