Rajoni

Greqi/ Punonjësit detarë në grevë 24 orëshe, kërkojnë rritje pagash

Mëngjesin e sotëm, të gjithë tragetet dhe mjetet e tjera të lundrimit ishin të lidhura në portet greke dhe nuk do të lëvizin për 24 orë.

Kjo pasi Federata e Marinës në Greqi (PNO) organizoi sot një grevë 24-orëshe, ku kqërkon rritjen e pagave të punonjësve të këtij sektori.



Greva ishte hapi i parë i ndërmarrë nga Sindikata Detare, pas dështimit të negociatave me punëdhënësit e këtij sektori, që nuk denjojnë të rritin pagat.

“Ne kërkojmë që pagat të rikthehen në nivelet e mëparëshme, tani që programi i tretë i ndihmës ndaj Greqisë, ka përfunduar.

Punëdhënësit këtu kanë rritur ndjeshëm fitimet e tyre dhe kanë mundësi të shpërblejnë sakrificën tonë gjatë kësaj periudhe dhe të na rikthejnë të njëjtat paga dhe kushte pune si më përpara”,- thuhej në një komunikatë të organizatorëve të grevës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas