Rajoni

Greqi, privatizohen 14 aeroporte

airport venizelos14 aeroporte greke do të menaxhohen nga kompania gjermane Fraport në bashkëpunim me firmën greke Slentel Ltd.

Fraport do të investojë rreth 330 milionë euro në katër vitet e ardhshme për aeroportet greke duke dhënë një provë besimi mbi ringritjen e ekonomisë greke.



Marrëveshja totale parashikon një investim prej 1.23 miliardësh euro nga gjigandi gjerman i menaxhimit të aeroporteve në Greqi.

Aeroportet që do të menaxhohen nga Fraport do të jenë ai i Selanikut, i cili është aeroporti i dytë më i madh në vend, si dhe disa aeroporte ishujsh si ai i Korfuzit, Rodosit, Santorinit dhe Mikonosit.

Shtypi grek është shprehur i entuziazmuar lidhur me këtë investim duke e cilësuar si një provë të fortë besimi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas