Kronika, Kryesore

Greqi, identifikohen 61 viktima. Dy shqiptare shpallen të zhdukura

Janë 81 viktimat nga zjarret që pushtuan Athinën përpara dy ditësh, nga të cilët 61 janë identifikuar.

Ende nuk ka informacione për dy shqiptaret e zhdukura. Nuk dihet nëse janë gjetur mes trupave apo janë kthyer në banesa dhe nuk kanë njoftuar autoritetet.



Më shumë se 6000 prona janë dëmtuar, nga të cilat 720 banesa janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për t’u strehuar.

Në total janë mbi 1000 banesa, dyqane ose magazina të shkatërruara plotësisht.

Qeveria njoftoi se do të krijojë lehtësi fiskale për të prekurit nga zjarret, ndërsa në ditët e ardhshme do të parashtrojë një plan rimëkëmbjeje të zonës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas