Ekonomi

Greqi, bllokohen specat shqiptare me përmbajtje pesticidesh




               Publikuar në : 21:05 - 11/10/18 |
mapo.al

Autoritetet greke kanë bllokuar në Pire një sasi me speca nga Shqipëria, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për konsum. Analizat laboratorike treguan se specat kishin përmbajtje të pesticidive më të lartë se norma e lejuar, raportojnë mediat greke.


Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 708 kilogramë speca, të cilat u bllokuan dhe u shkatërruan sipas legjislacionit grek. Sipas një deklarate të autoriteteve përkatëse të Pireut, do të vazhdojnë kontrollet e ushqimeve për t’u siguruar që janë në përputhje me normat e lejuara, shkruan shtypi vendas.

Mediat greke nuk kanë bërë me dije të dhëna të tjera rreth ngarkesës shqiptare me speca, që kishte përmbajtje të lartë të pesticideve.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas