Aktualitet, Kryesore

Grekëve nuk u ‘sosin hallet’, pushojnë zjarret por… një tjetër fatkeqësi godet disa zona

Ashtu siç ishte parashikuar, Greqia pas zjarreve po përballet sot me përmbytje.

Një stuhi shpërtheu papritur rreth orës 13:30 në zonë veriore, duke shkaktuar një sërë problemesh në rrethinat veriore ndërsa niveli i ujit në rrugë u rrit ndjeshëm.



Problematike paraqitet situata në aksionet rrugore në Kifisia, Penteli, Halandri dhe Vrilissia, të cilat janë përmbytur për shkak të prurjeve.

“Zougla.gr” shkruan se, shërbimi Zjarrfikës mori gjithsej 140 thirrje nga qytetarët, të cilët kërkuan ndihmë.

Vala e motit të keq ka përfshirë zona të ndryshme të Atikës, ndërsa në Marusi po bie breshër.

Probleme janë krijuar në urën e lumit Lamia. Kryebashkiaku i Atikas dhe ai i Marusit u kanë bërë apel qytetarëve të mos dalin në rrugë dhe të shmangin zonat e përmbytura: “Mos dilni në rrugë më këmbë, – këshilluan ata, – dhe shmangni qarkullimin me makina.

Disa drejtues mjetesh janë bllokuar në makinat e tyre, së paku në tetë raste. Si pasojë e ujit në rrugë, ura në Kifisia si dhe by passi Athinë-Lamia janë mbyllur për makinat.

 

<
>
auto_pli3_11532607947 auto_pli21532607949 auto_plll1532607945 image-22 image-3-5 image image-1-5 2481703

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas