Kryesore, Rusi 2018, Sport

Granit Xhaka reagon ndaj sekretarit të Federatës për ‘Zvicrën e zviceranëve’

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.

“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecher. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi me komentet e tij të kohës së gurit ka për synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”,- është shprehur Xhaka për “SDA”.



Graniti ka treguar se si Alex i ka ofruar përkrahjen pasi e ka bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për Nati-n. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 përqind qytetarë të dyfishtë ose Secondos. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviq) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar. Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Granit Xhaka.

Megjithatë, kontributi i tij te Nati është i padiskutueshëm. “Ky absurditet ekziston herë pas herë. Tani duhet të përgatitemi për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe të ecim përpara”, ka nënvizuar mesfushori shqiptar.

Edhe Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar në lidhje me këtë çështje, shkruan alb.info.

“Janë diskutuar ide të ndryshme se si të përshtaten rregulloret të FIFA-s ose për idetë për t’u obliguar/detyruar lojtarët në një fazë më të hershme për t’u bërë pjesë e nivelit të kombëtares (për shembull duke i kontraktuar ose për të hequr dorë nga  kombësitë/shtetësitë e shumta gjatë rekrutimit ose marrjes pjesë në programet e FZF-së për futbollistë të rinj. Vendim adekuat nuk është marrë.

FZF-ja do ti shoqëron edhe më mirë futbollistët që me U ekipet me Zvicrën edhe tituj të fitojnë, por pastaj me 22 vjet nuk duhet të ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm, se ata duhet të luajnë për një vend tjetër dhe ndoshta kundër Zvicrës. FZF-ja edhe më tej nuk dëshiron ta neglizhojë promovimin dhe trajnimin e futbollistëve të rinj që nuk kanë një atdhe të dytë për ta zgjedhur”, thuhet në reagimin e federatës zvicerane.

“Në thelb, FZF-ja dëshiron një trajtim të drejt dhe të respektueshëm të futbollistëve dhe futbollisteve kombëtar dhe më pak fotografim bardh e zi, që është: shumë lëvdatë, nëse ata luajnë me sukses, por edhe akuzë për mungesë të identifikimit, nëse nuk punon sipas dëshirës.

FZF-ja vazhdon ta promovojë integrimin dhe përfshirjen në të gjitha nivelet”, përfundon reagimi i Federatës zvicerane.

PasPara

1 koment

  1. Cdo futbollist, feston ne menyren e tij.
    Denimi i Xhakes dhe Shaqirit nga FIFA, sado dashamires me nje gjobe te vogel per futbollistet e mirepaguar, eshte ne kundershtim me rregulloren.
    Ne cilen kushtetute eshte shkruar, se po te kryqezosh duart, ke prezantuar flamurin shqiptar gjate zhvillimit te nje ndeshje futbolli apo cdo lloj sporti.
    Kryqezimi i duarve, vlen vetem per ne shqiptaret, FIFA si institucion, nuk ka pse merret me kryqezimin e duarve, nuk eshte e shkruar gjekundi.
    Po sikur denimi te ishte shume i rende per futbollistet, ku do apelohej vendimi?
    Atehere, fare mire lojtaret do te justifikoheshin, se ne kryqezuam duart duke ju lutur ”ZOTIT’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas