Aktualitet

Gramsh: Alo! Në gropën time të gëlqeres ka arsenal armësh

Gjenden në një gropë gëlqereje 18 armë zjarri të ndryshkura si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia.

“Një 62-vjeçar i identifikuar me inicialet B.K, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish–Gardën e qytetit Gramsh, pronë e tij, ka konstatuar disa kaseta me fishekë,” informoi sot Policia e Kavajës.



Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor:

-18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura.

-80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas