Kronika, Kryesore

Grabitjet bëhen normalitet, por përgjigjia e këtij shkodrani do ju befasojë

Grabitjet e banesave po kthehen në normalitet në vend.

Një e tillë u regjistrua sot në Shkodër.



Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçarin dhe i kanë kërkuar para.

I kanë thënë se “do të vrasim”, por Veseli i është përgjigjur duke i thënë “po të doni më vrisni se para nuk kam”.

Pas një njoftimi nga komshinjtë për 3 minuta policia ka mbërritur në vendngjarje. Pas një përleshjeje fizike me policinë njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua aty afër.

Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62 vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Autorët nuk patën kohë të grabisnin asgjë në shtëpi duke dështuar në misionin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër

Falë reagimit të shpejt të policisë arrestohet në flagrancë dy nga autorët e grabitjes.

Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër,

Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,

Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas