Kronika, Kryesore

Tiranë/ Grabitje tek ‘Myslym Shyri’, thyejnë xhamin dhe vjedhin kasafortën

Tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një supermarketi në Tiranë dhe kanë marrë kasafortën.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Medar Shtylla” në zonën e “Myslym Shyrit”.



Tre autorët nuk janë mjaftuar vetëm me marrjen e kasafortës së supermarketit, por kanë marrë edhe sende të tjera dhe janë larguar me një makinë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”,- thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas