Gjykata e Tiranës ka pezulluar gjykimin për “trurin” e grabitjes së Rinasit Admir Murataj. Murataj dyshohet si koka e bandës që grabiti paratë në Rinas duke sulmuar mjetet e blinduar të një banke.
Admir Murataj Nikaj dyshohet se është njeriu që organizoi 2 grabitjet e blindave me para në rrugën e Laknasit dhe aksin Tiranë-Rinas, si dhe filialin e bankës tek stacioni i Trenit.
Admir Murataj dhe ish-komando të ushtrisë dhe ish-policë, të praktikuar më armët dhe stërvitur mirë për sulme të befasishme, kanë marrë pjesë në tre grabitje, duke arritur të grabisin miliona euro.
Prokuroria për Krime të Rënda, e akuzon Muratajn si kreun e grupeve kriminale, që realizuan grabitjet e ndodhura me 12 shkurt 2015, 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017. (Faxweb)