Kryesore

Grabitja me armë zjarri në Kamëz, vdes burri dhe plagoset rëndë e shoqja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës në Kamzë.

 Mësohet se dy personat e plagosur, burrë e grua, janë dërguar për ndihmën mjekësore në spital. Mësohet se burri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.



Deklarata e policisë

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas