Kronika

Grabitja me armë në Bulqizë, shoqërohen në polici 8 persona

Tetë persona janë shoqëruar në policinë e Bulqizës dhe është shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës ku tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën e A.M, në Bulqizë.

Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.



“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P.Dibër, pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç, sëbashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz, tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas