Aktualitet, Kryesore

Grabitja e dështuar në Fier: Autorët kishin informacion për një transfertë parash…

Grabitësit, të cilët tentuan të vidhnin me armë banesen e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në Shqipëri.

Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen, raporton Ora News.



Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme monetare.

Kjo pasi sipas informacionit që ata kanë pasur, djali i Minelles, i cili jeton, jashtë mund të kishte kryer ndonjë transfertë valute nga Meksika.

Por nga verifikimet ka rezultuar në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parashë.

Nga verifikimi i të kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçaj, i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunuar prej vitesh në aktivitete të dyshimta.

Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe ne qytete te tjera te Shqipërisë.

Ngjarja u shënua rreth orës 03.00 të 23 marsit 2008, kur familja Muçi telefonoi policinë se disa persona po tentonin të hynin në apartament për të grabitur.

Policia është përplasur me dy nga grabitësit, të cilët kanë qenë të armatosur dhe me maska, poshtë pallatit.

Nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vrarë Xhuljano Sollaku ndërsa u plagos Arben Muçaj.

Policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë të grabitjes të cilët mendohet se janë larguar me makinë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas