Arkiva, Kryesore

Grabitja e 25 mijë eurove në Tiranë, menaxheri: Më ndoqën me motor

Një ditë pas grabitjes që ndodhi në mes të ditës në kryeqytet, zbardhen detaje të reja nga ngjarja.

Burime nga policia thanë për GSH se janë grabitur 25 mijë euro.



Pre e grabitjes ka rënë 40-vjeçari Adem Spahiu, i cili është menaxher i një firme që merret me industri ushqimore dhe transport internacional.

Ai tregoi në polici se 2 personat me motor i ka parë pas makinës se tij kur ka lëvizur në qytet për të shkuar tek banka te Komuna e Parisit, por nuk e ka ditur se po ndiqnin.

Sapo ka parkuar pranë bankës për të depozituar 25 mijë euro që ishin xhiroja e firmës njeri prej personave që ndodhej në motor e ka goditur dhe ja kanë marrë me forcë qesen me euro. Njëri nga grabitësit qëndronte mbi motor nga pas.

Ai nuk ka mundur t’i identifikojë pasi ishin me skafandër dhe doreza.

Ndërkohë që për momentin policia ende nuk ka asnjë të dyshuar edhe pse ka disa pista hetimi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas