Aktualitet

Grabitet pika e basteve në Tiranë, autori terror me “pistoletë”

Një grabitje  e një pike bastesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

 



Policia njofton se rreth orës 8 të mëngjesit, një person i maskuar ka grabitur një pikë bastesh në rrugën “Irfan Tomini”.

 

Sipas raportimeve të para ai ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme lodër.

“Më datë 21.05.2018, rreth orës 08:10 në rrugën “Irfan Tomini”, në një pikë bastesh, një person i maskuar ( ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër),” njofton policia.

Grabitësi nuk është identifikuar ende, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas