Kronika

Grabitet farmacia në qendrën tregtare, pranga 17-vjeçarit

Një 17-vjeçar ka kërcënuar me thikë punonjësen e farmacisë dhe i ka vjedhur xhiron ditore

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.



Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij rreth 50 metra alrg vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).

Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas