Kronika

Grabitën çantën me 2 mln euro nga hoteli në Milano, ja skema mashtruese e 4 shqiptarëve…

Katër shqiptarë janë vënë në pranga, pasi tentuan të grabisnin në një hotel në Milano. Ngjarja në fjalë u regjistrua në hotelin Hilton.

‘Ansa’ shkruan se hetuesit më pas zbuluan se në këtë hotel një ditë më parë ishte grabitur një shtetase me origjinë franceze, por që jetonte në zonën e Vareses. Kjo e fundit po përpiqej që të arrinte një marrëveshje përmes mashtrimit me disa indianë lidhur me një shkëmbim parash kundrejt disa pronave.



4 shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, me precedent penale, arritën t’i merrnin gruas një çantë shpine, brenda të cilës kishte 2 milionë euro, nga të cilat 65,000 mijë rezultuan të vërteta dhe pjesa tjetër ishin false. Sapo u sinjalizua policia, kjo e fundit arriti që t’i neutralizonte në kohë hajdutët, ndërsa u arrestuan në një bodrum. Ndërkohë edhe shtetasja franceze po hetohet për veprën penale ‘mashtrim’./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas