Sport

Goli bëhet ‘makth’ për Interin, zikaltrit kompromentojnë objektivin

Interi ka hedhur një tjetër hap fals, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, në transfertën bergameske ndaj Atalantës.

Kjo ishte transferta e 3-të radhazi e zikaltërve, që nuk gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa sot ishte radha e Perisiç që të shëprdoronte të paktën 4 mundësi të mira përballë Berishës.



Zikaltrit e nisën ndeshjen në një konfuzion taktik, pasi Spalletti vendosi të eksperimentojë rreshtimin 3-4-3, por dukej qartë që Interi nuk kishte asnjë lidhje me aplikimin e asaj skeme.

Pavarësisht se skuadra vuante organizimin e sulmeve dhe rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmeve, trajneri i zikaltërve nuk bëri asgjë për të ndryshuar lojën e ekipit të tij, duke mos orientuar skuadrën drejt golit, që tashmë kthehet në makth.

Interi shpërdoroi kështu një mundësi mjaft të mirë për t’u katapultuar në zonën Champions, duke qenë se nesër do të zhvillohet derbi i Romës, ndërsa objektivi i zikaltërve tashmë është kompromentuar ndjeshëm.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas