Kryesore, Rajoni

Gold AG, ISIS dhe rap-i xhihadist

rapPara pak ditësh, revista e njohur Billboard, i kishte kushtuar një hapësirë të veçantë faktit që disa nga militantët më agresivë të Shtetit Islamik, kanë një të kaluar si këngëtarë të muzikës rap.

Sa për informacion, edhe xhihadisti John, që po ekzekuton pengjet amerikane dhe britanike në emër të ISIS, ka qenë dikur rapper me emrin e artit “L Jinny”.



Të tjerë këngëtarë të muzikës rap si Deso Dogg nga Berlini, apo MC Khalif nga Italia, i janë bashkuar luftëtarve të ISIS.

Revista shkruan se një lloj i tillë rap-i xhihadist ka ekzistuar edhe më parë.

Tekstet e tyre duket se ngjajnë shumë me ato të një këngëtari kosovar, të quajtur Gold AG, i cili ka shkaktuar shumë debat në Kosovë me këngët e tij plot fyerje për emra të njohur të letrave apo politikës si Alma Lama apo edhe Ismail Kadare.

I njohur si besimtar i thekur mysliman, ai është fotografuar edhe me armë në krah të imamëve.

Kosova po vuan nga plaga e ekstremizmit.

Pak ditë më parë, një hartë e disa ekspertëve e përfshinte atë tek grupi i vendeve më të rrezikuara nga ekstremizmi islamik.

PasPara

2 komente

  1. “I njohur si besimtar i thekur mysliman..”!!!!!!!!!!
    I njohur edhe si pronarë i një Porsche Cayenne!!!!!!!!!!
    Hmmmmm… një besimtar i devotshëm i çfardo besimi më tepër do të duhej të preferonte ndihmën ndaj atyre që nuk kan të hanë apo të vishen.

  2. Kengatari Gold,per menimin tim i ka kaluar kufite ka kenduar shume kenge kunder patriotve me te mire te shqiperise dhe kunder Kristianve,me ato kenge ai po mundohet te krijoj urretje dhe percarje me vllezerit tone te dashur kristjan shqiptar,turp per ne dhe turp per te gjithe ata si shfrytzojne besimin tone musliman duke fyer besimin kristian,Mos te harrojme kurre se kosova u clirua nga sundimi serb vetem nga njerze te besimit kristian,e jo nga kenget e flliqura te goldit,Goldi per menimin tim duhet te kerkoj sa me pare te jete e mundur falje puplike…
    Me respekt
    Bujari…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas