Sport

Gol dhe asist për Memushajn në miqësore, ish-portieri i Teutës do jetë titullar te Peskara




               Publikuar në : 17:50 - 03/08/18 |
mapo.al

Ledian Memushaj ka lënë pas të gjitha problemet e sezonit të kaluar te Benevento dhe me fanellën e Peskarës është kthyer përsëri të tregojë vlerat e tij. Mesfushori shqiptar, ka qenë protagonist në miqësoren ndaj R. C. Angolana, duke shënuar e dhënë asist në fitoren 4-0 të ekipit i cili përgatitet për pjesëmarrjen në Serinë B.


Memushaj dha asistin për golin e dytë, të realizuar nga Mankuzo, e pastaj devijoi saktësisht në portë me një gjuajtje të shpejtë një harkim nga e djathta për të çuar shifrat në 3-0. Një paraqitje mëse e mirë për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare i cili ka marrë menjëhere rolin e liderit në skuadër, gjë që padyshim do të gëzojë edhe trajnerin Panuçi para grumbullimit të shtatorit.

Ndërkohë, një surprizë e këndshme është edhe fakti që për momentin, trajneri Pillon ka vendosur që Elhan Kastrati të mbajë vendin e titullarit në radhët e skuadrës së Peskarës. Portieri i cili në edicionet e kaluara ka qenë pjesë e Teutës në Superiore, duket se ka bindur stafin teknik dhe në miqësoren e fundit, ishte ai që luajti nga minuta e parë mes shtyllave. /vipsport.al/


Etiketa: ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas