Kryesore

Goditja ndaj Bajrëve, Rama lavdëron punën e prokurorisë, ish-ministri: Ja shqetësimi kryesor




               Publikuar në : 11:24 - 22/09/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit se është goditur një nga bandat më të rrezikshme në vend. Në kohën kur prokuroria po kalon ditë të vështira, Rama lavdëroi punën e saj.


“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet,” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por ish-ministri i qeverisë së tij, Ylli Manjani nuk ndan të njëjtin mendim për punën e prokurorisë.

“Nuk është shqetësimi kryesor se çështja “Tahiri” apo “Shullazi” mbetën pa prokurorë. Gjenden gjithnjë prokurorë sa për të mbyllur proceset e nisura… Problemi madhor është se U SHKRI Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda!!!

Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë. Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme. Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që : Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet! Kjo është më e rënda që ka ndodhur!

Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur, por këto ditë u bë e njohur publikisht. Fal me shnet reformës!” shkruan ai në FB.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas