Kronika

Goditi policin në mes të rrugës, arrestohet i forti me makinë luksoze në Tiranë






               Publikuar në : 21:06 - 20/08/18 |
mapo.al

Një 32-vjeçar në Tiranë ka goditur një punonjës policie.


Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pasi 32-vjeçari me iniciale O.K ka kundërshtuar policinë duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

“Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.K., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e rrugës ”Jordan Misja” me rrugën ”Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip ”BMV X5” ka kundërshtuar, nuk i është bindur urdhrit për dhënien e dokumentacionit, dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Nenet 242, 236 dhe 237 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas