Media

“Gladiatori 2”, me protagonist Luciusin, të birin e Lucillës

Regjisori i famshëm Ridley Scott, fitues i 5 çmimeve “Oscar” me filmin “Gladiatori”, tani është duke punuar me skenaristin Peter Craig për pjesën e dytë të subjektit.



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deri tani është thënë se protagonist në pjesën e dytë do të jetë Luciusi, i biri i Lucilles.

“Gladiatori” doli në vitin 2000, me Russell Croëe në rolin e generalit romak Maximus, i tradhtuar nga Komodusi, i biri i Mark Aurelit, i cili vret të atin për t’i marrë fronin.

Megjithatë, Maximus ia mbërriti t’iu shpëtonte vrasësve të Komodusit, përfundoi në skllavëri, derisa u bë gladiator.

Në fund arriti ta kryente hakmarrjen e tij kundër njeriut që i kishte vrarë të gjithë familjen, duke vdekur edhe vet i helmatisur në arenën e Koloseut.

Kësaj radhe, historia vërtitet rreth Luciusit. Pritshmëritë për vazhdimin e subjektit janë shumë të larta, aq sa regjisori Scott ende pa e përfunduar skenarin, deklaron se ka kohë që është zaptuar nga tensioni i këtyre pritshmërive.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas