Ekonomi

Gjysma e bizneseve, pa kupon

Tatimet thonë se lëshimi i kuponave të shitjes nuk është sipas parashikimeve.

“Ne kemi konstatuar që tatim-paguesit në fakt gjatë këtyre kohëve të fundit nuk po respektojnë detyrimet ligjore lidhur me dokumentimin e transaksioneve që ato kryejnë, sidomos me qytetarët. Shumë tatim-pagues abuzojnë duke mos lëshuar kuponin tatimor”, tha Xhavit Curri, nëndrejtor i përgjithshëm.



Kjo situatë do të shoqërohet me kontrolle të shumta në dy muajt e fundit të vitit në njësitë që kanë pasur rënie të xhiros , subjektet me frekuentim të lartë dhe tregjet e ndryshme.

“Këto kontrolle do të fokuson kryesisht në qendrat kryesore të qyteteve do shtrihen gjithashtu edhe në zona ku ka intensifikim transaksionesh siç janë zonat turistike, pikat ku kryhen më shumë transaksione. Do të jenë gjithashtu akset më të rëndësishme rrugore, do jenë tregjet e shumicës dhe të pakicës”, u shpreh Xhavit Curri.

Sipas INSTAT në Shqipëri janë rreth 107 mijë biznese aktive, pjesa dërrmuese e të cilëve është e futur në regjimin e kasave fiskale.  Ndërkohë, të kontaktuar nga Top Channel përfaqësuesit e shoqatës së biznesit të vogël thanë së lëshimi i kuponave bëhet vetëm nga 45-50% e subjekteve dhe kërkojnë që tatimet të mos bëjnë kontrolle selektive. Sipas tyre kjo ulje faturimit ka ardhur si pasojë të përfshirjes në skemën e tvsh edhe të biznesit të vogël, me xhiro vjetore deri në 2 milion lekë, kurse nga ana tjetër kjo rënie të fuqisë blerëse.

“Tregtarët nuk japin kupon”

Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor, është edhe e drejtë e gjithësecilit. Por, jo gjithmonë ky kupon jepet nga tregtarët.

Qytetarët thonë që neglizhencë më e madhe shihet tek ato dyqane ku krijohet radhë, si bizneset e fruta-perimeve apo furrat e bukës.

Ndërsa supermarketet janë bizneset që gjithnjë e lëshojnë faturën tatimore.

Nuk mungojnë rastet kur vetë qytetarët nuk e tërheqin kuponin tatimor. Për këtë arsye, shitësi është i detyruar t’i mbajë ato në banak si dëshmi nëse vjen kontrolli tatimor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas