Sport

Gjyqtari shqiptar bëhet protagonist në Ligën e Kombeve

Pak minuta më parë është luajtur ndeshja e Ligës së Kombeve për Grupin D mes Armenisë dhe Lihtenshtejnit. Takimi ka përfunduar 2-1 për skuadrën e Armenisë, por Enea Jorgji është bërë protagonist pasi ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e Lihtenshtejnit, Polverinon, pas dy të verdhave.

Në fakt, në këtë sfidë gjyqtarët shqiptarë kanë pasur shumë punë, e sidomos kryesori Jorgji që është detyruar që ta nxjerrë plot tetë herë nga xhepi kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin.



Në këtë ndeshje kanë gjykuar gjyqtarët shqiptarë, ata më të spikaturit në Superioren tonë. Enea Jorgji ka qenë arbitri kryesor, ndihmës të tij Ermal Barushi dhe Ridigert Çokaj, Denis Rexha arbitër i katërt dhe Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta, arbitrat pas porte. Kjo është hera e parë që për një ndeshje ndërkombëtare arbitrat shqiptarë janë gjashtë dhe jo katër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas