Aktualitet

Gjyqtari Edmond Islamaj para KPA pas ankimimit, kaloi vettingun…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka nisur seancën dëgjimore për  gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Gjyqtari ka kaluar vettingun pak kohë më parë, por është ankimuar nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.



Në listën e verifikimeve të paplota Komisioneri Publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T.

Një tjetër gjetje e Komisionerit Publik lidhet me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë.

Gjithashtu një tjetër çështje që pritet të hetohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit është dhe një kontratë huamarrje e vjehrrit të gjyqtarit me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga Komisioneri Publik e mohon dhënien e këtij borxhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas