Aktualitet

Gjykata Kushtetuese dënon sulmin ndaj gazetares: Të zbulohen dhe ndëshkohen autorët

Gjykata Kushtetuese ka dënuar me forcë sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares së News24, Klodiana Lala. Gjykata Kushtetuese thotë se inkurajon organet e hetimit për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dënon me forcë sulmin me armë kundër familjes së gazetares Klodiana Lala. Duke mbështetur gazetaren Klodiana Lala dhe median e pavarur në misionin e saj, në të njëjtën kohë inkurajon organet e hetimit të bëjnë të mundur zbulimin dhe ndëshkimin në një kohë sa më të shpejtë të autorëve të kësaj ngjarjeje të shëmtuar kriminale”,- thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.



Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00 mëngjesit të djeshëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së babait të gazetares.

Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja kallashnikovi.

Në momentin e ngjarjes brenda banesës kanë qenë 8 persona, prindërit, motra, vëllai, të afërm të familjes dhe 2 vajzat e gazetares Lala përkatësisht 2 dhe 5 vjeç.

Vetë gazetarja dhe bashkëshorti i saj nuk ndodheshin në banesë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas