Aktualitet

Gjykata e Maqedonisë shpall dënimet për grupin që tentoi të vrasë Ziadin Selën

Në Gjykatën Penale te Maqedonise u shqiptuan dënimet për të akuzuarit që tentuan të vrasin kreun e Alencës së Shqiptarëve dhe deputetin Ziadin Sela natën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, informon INA. Shtatë të akuzuarit për tentativen e vrasjes së Selës u dënuan me burg:

Te dënuarit:



Kire Georgievski 13 vjet burg.

Oliver Oshavkovski10 vjet.

Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e 6 muaj.

Akeksandar Janeveski-Toshta 13 vite.

Andrej Micov 10 vjet e 10 muaj.

Nikolla Vojminovski 13 vjet e 6 muaj.

dhe Kosta Dellov 10 vjet e 6 muaj.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast, Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas