Kronika

Gjykata dhe vendimin për Shullazin, Avokati: Akuzat, të stisura




               Publikuar në : 17:31 - 13/11/18 |
mapo.al

Pas vendimit që dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dënuar me 55 vite burg në total bandën ‘Shullazi’ ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.


Përmes një deklarate për mediat Meçe tha se akuzat në fjalë ishin të stisura. Po ashtu ai nuk kurseu as kritikat për Gjykatësit e kësaj çështje, ndërsa tha se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale.

“Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi  s’u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë nuk i shpëton dot presionit.

Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsiderojne një konflikt të pastër civil, si nje veper penale. Akuzat janë të stisura”,- tha Meçe.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas