Te Vecanta

Gjithçka shkonte paqësisht, por njëri nga këta të dy qëllohet për vdekje

Një oficere policie u akuzua për vrasje të shkallës së parë, pasi qëlloi një klient për vdekje nën sytë e djalit të saj.



Prokurorët kanë lëshuar pamjet tronditëse që u filmuan në zyrën e saj vitin e kaluar.

Chasity Dawn Carey ishte në gjyq për të shtënat dhe u lirua nga një juri të premten. 42-vjeçarja i tha  gjykatës në Oklahoma, se qëlloi Brandon James Williams, 38 vjeç, në vetëmbrojtje.

Në atë kohë Carey ishte me djalin e saj 19-vjeçar, Justin Henderson, dhe ata ishin duke u përpjekur për të çuar Williams përsëri në paraburgim.

Ajo tha se Williams u përpoq të kapte armën e saj para se të përpiqej të ikte nga dritarja e zyrës.

Por ajo arriti të rrëmbejë armën e para dhe e qëlloi atë në shpinë.

Ajo i tha gjykatës: “Pata frikës se ai do të qëllonte djalin time. Ndjeva sikur po vriteshim. Nuk kam qenë kurrë aq e frikësuar më parë”. 

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Momenti tronditës u kap në kamerën e djalit të saj GoPro që ai kishte ngritur në zyrë pak para se Williams të arrinte më 9 gusht./ORA

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas