ShowBiz

‘Gjithçka ka një limit’, Bes Kallaku reagon ashpër pas lajmit të rëndë…

Përhapja e Fake NeWs, apo lajmeve të rreme në portale është kthyer në luftë për të fituar sa më shumë klikime. Megjithatë, kur një lajm i rremë, i cili, për më tepër ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e kujtdo, s’mund të kalonte kaq qetësisht nga personazhet.

Para disa ditësh, në disa portale shqiptare, është përhapur lajmi se Besi dhe Xhensila janë përfshirë në një aksident, i cili, ka lënë pasoja kritike për këngëtaren. Edhe pse lajmi është publikuar më 30 tetor, siç shihet në këtë shkrim, Besi ka vendosur të reagojë sot për t’i dhënë fund një herë e mirë shpifjeve për ta.



Bes Kallaku

“Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit, jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na lë zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexuar këto idiotësira që përhapen pa filtra” – shkruan Besi në Instagram.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas