Kronika

Gjirokastriti ‘trim’ rreh gjyshen dhe i bën rezistencë policisë, ja si e pëson…





               Publikuar në : 11:52 - 03/06/18 |
mapo.al

Një 20-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.


Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thanë se, Mihal Aleksopulos dyshohet se ka rrahur shtetasen me inicialet Sh.R.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Mihal Aleksopulos, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij shtetases Sh.R, 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nenet 130/a dhe 236/2 të Kodit Penal”.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas