Kronika

Gjirokastër, gjendet i mbytur në liqen një 18-vjeçar

Një 18-vjeçar, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej mbi 15 orësh, është gjetur i pajetë në liqenin e Mingulit në Gjirokastër.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari kishte shkuar një ditë më parë për të peshkuar në këtë zonë, por nuk është kthyer më në shtëpi, çka ka angazhuar familjarët që të vihen në kërkim.



Fatkeqësisht mëngjesin e sotëm u gjet edhe trupi i tij i pajetë.

Mësohet se trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës, ku do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjeko-ligjore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas