Shëndeti

Gjinekologët e ndalojnë depilimin e zonës intime, zbuloni arsyet pse…

Depilimi i zonës intime nuk rekomandohet nga asnjë gjinekolog, e megjithatë femrat vazhdojnë t’i heqin qimet pubike.

Sipas një stidimi të kryer në vitin 2016, u arrin në përfundimin se sa më shumë qime aty poshtë, aq më mirë, pasi depilimi i pjesëve intime lidhej me rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të tilla si herpes, HPV, gonorrea dhe klamidia.



Mungesa e qimeve në këtë zonë rrit ekspozimin, për rrjedhojë dhe shanset për të marrë infeksione dhe sëmundje me 440 përqind.

Dy arsyet që e mbështesin këtë përfundim janë: irritimet e vazhdueshme në lëkurë, si dhe përdorimi i mjeteve më shumë se një herë. Por sipas studiuesve, individët të cilët depilohen në mënyrë të rregullt kanë më shumë mundësi që të kryejnë marrëdhënie seksuale të pasigurta.

Qimet pubike janë për të mbrojtur lëkurën rreth zonës intime, pasi është shumë e ndjeshme. Janë qimet ato që na mbrojnë nga acarimi ose infeksioni kur kjo zonë është në kontakt me materialet e papërshtatshme, mbathje të djersitura etj.

Mënyra më e mirë e depilimit sipas gjinekologëve nuk është ajo me dyll apo lazer, por shkurtimi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas