Kryesore, Politika

Gjiknuri i përgjigjet Bashës për rrugët: Ju i nisët me procedura tenderash, u përfunduan nga kjo qeveri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri iu përgjigj sot në parlament akuzave të kryetarit të opozitës Lulzim Basha në Elbasan. Referuar rrugës Tiranë-Elbasan, të cilën opozita e konsideron një dështim të qeverisë, Gjiknuri tha se ajo rrugë u nis pa një projekt, dhe përfundoi me 400 mln euro pikërisht për këtë, mungesës së projektit dhe një keqmenaxhimi.

“Ata që thonë kanë bërë rrugë u them, i nisën me procedura tenderash dhe janë përfunduar nga kjo qeveri në vitet në vijim.”- u shpreh më tej Gjiknuri gjatë fjalës së tij në seancë plenare, ndërsa solli në vëmendje përfundimin e akseve rrugore në Elbasan-Gramsh, Lushnje – Berat, aksi nga Thumana në Milot.



“Projekte mund të bëjnë të gjithë, problem është a i ke financimet e duhura për ta bërë.Kjo është detyra e vështirë e qeverisë të mbajë në parametra projektet dhe realizimin e tyre përmes buxhetit.’ -vijoi më tej ministri Gjiknuri.

PasPara

1 koment

  1. Pd beri tendera ju nuk pyesni per tendera ju ja jepni vete ,kurre nuk mund te arrini pd per rruget qe ajo beri

Leave a Reply to Ilir Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas