Politika

Gjiknuri firmos leje minerare për drejtorin e Bashkisë së Vlorës, lidhjet me ministrin

Ministria e Energjetikës i ka dhënë një leje ekskluzive minerare në zonën e Kaninës në Vlorë, një kompanie të kontrolluar nga drejtuesi i Policisë Bashkiake të Vlorës, Mejtim Meçaj.

Pak javë më parë kompania “Vamel shpk” e themeluar në vitin 2017, përfitoi të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të një masivi me gur gëlqeror, kjo kompani nuk konkuroi me askënd, ndërsa ekstrakti tregtar i saj zbulon se zoti Mejtim Meçaj posedon paketën kontrolluese të kompanisë, me 52 për qind të kuotave.



Një burim i mirëinformuar i tha Hashtag.al se zoti Mejtim Meçaj, përveçse drejtues i policisë Bashkiake në Vlorë, është taraf i Gjiknurit.

“Mejtim Meçaj ka punuar në Policinë e Shtetit para viteve ’90, kohë në të cilën është njohur dhe është miqësuar me të vëllanë e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, i cili ka punuar shofer policie. Prej kësaj miqësie ai u emërua në krye të policisë bashkiake në vitin 2015, por u afrua shumë me ministrin Gjiknuri në zgjedhjet e vitit 2017 pasi i ka shërbyer Gjiknurit me kapacitet të plotë në zgjedhjet e përgjithshme”, – sqaroi burimi.

Dhënia e një leje ekskluzive minerare një zyrtari të bashkisë së Vlorës dhe bashkëpunëtori elektoral të ministrit Gjiknuri është ndoshta një akt arbitrar i konfliktit të interesit.

Por duket se ministri Gjiknuri javët e fundit ka vendosur të shtrojë ‘tepsinë’ për të gjithë miqtë e tij.

Sepse Ministria e Energjetikës rezulton se ka dhënë dhe një leje të dytë minerare në zonën e Kaninës, ku përfituese është kompania “Beauty of Albania shpk”.

Në këtë kompani rezultojnë aksionarë, zotërinjtë Gerian Kuka, një mik i ngushtë dhe biznesmen i besuar i Gjiknurit, por edhe zoti Agim Zeqo, importuesi i “Red Bull”./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas