Kryesore

Gjermania nuk ndryshon qëndrim: Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, jo zgjidhje

Gjermania  ka përsëritur qëndrimin e saj kundër korrigjimit te kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, permes Ministrit te Shtetit për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

Diplomanti gjerman, në profilin e tij në Twitter, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje as për Kosovën e as për Serbinë.



Sipas Roth, ri-kufizimi i kufijve nuk është zgjidhje, përkundrazi kjo sipas tij do të hapte kutinë e Pandorës për rekrutime etnike.
Ai tutje ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm me një bashkëpunim multietnik, fetar dhe kulturor dhe se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të bashkuara në diversitet, për të qenë pjesë e Europës, pasi sipas tij, kjo është Europa.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas