Sport

Gjermania e la jashtë Botërorit, reagon Sane: Jam i zhgënjyer, doja…

Lajmi ndërkombëtar i ditës së djeshme padiskutim ishte lënia jashtë kombëtares gjermane i futbollistit Leroy Sane.

22-vjeçari i Manchester City-t jo që nuk diskutohej nëse do të shkonte në Rusi, por mendohej edhe se do të udhëhiqte ‘panzerat’ drejt titullit të 5 kampion botë.



24 orë më pas, këmbëmajti ka reaguar për këtë vendim të Joachim Low, duke pranuar se ka mbetur mjaft i zhgënjyer. Më poshtë reagimi i plotë i Sane.

“Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese të dërguara dje dhe sot. Jam qartësisht i zhgënjyer, doja të merrja pjesë në Botëror, por më duhet të pranoj këtë vendim dhe do të jap gjithçka që të kthehem më i fortë! Asgjë, por shumë suksese ekipit kombëtar gjerman në Rusi. Shkoni merreni atë titull!”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas