Aktualitet

Gjermania armatoset rëndë, kontrata prej miliarda euro. Dronë izraelitë, avionë e helikopterë…

Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e ushtrisë, autoritetet kanë nisur një ofensivë për pajisje. Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen planifikon të nënshkruajë 18 kontrata të reja vetëm për këtë vit.

Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat “Handelsblatt” dhe “Bild”.



Burimet e këtyre gazetave thonë se 18 kontratat e parashikuara për këtë vit janë pjesë e projekteve të shumta të nisura në janar dhe shkurt, kur është paraqitur një listë e pajisjeve të domosdoshme të ushtrisë gjermane. Autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se ekzistojnë planet e këtilla, por pa dhënë detaje të tjera.

Gazeta “Welt” njofton se ndër projektet e parashikuara është edhe blerja e dronave izraelitë “HeronTP”, për të cilat partitë e Unionit dhe SPD kanë rënë dakord edhe në marrëveshjen për bashkëqeverisje. Marrëveshja për nëntë vitet e ardhshme do të kushtojë 1,024 miliardë Euro. Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronëve “Heron 1” në Afganistan dhe Mali do të zjgatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se dronat duhet të jenë të afta edhe për bartjen e armëve, por vendimi nëse vërtet do të jenë të armatosura në misionet e tyre do të merret më vonë. Marrëveshja e koalicionit nuk parasheh përdorimin e dronave të armatosura në misionet e tyre në këto vende.

Lidhur me pajisjet dhe armatimet duhet të darkordohet edhe Bundestagu, pas konstatimit nëse kontratat janë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat etike. Huazimi i dronave izraelite është një nga projektet më të rëndësishme të armatimeve në ministrinë e Mbrojtjes. Marrëveshja ka dështuar në mandatin e kaluar për shkak të rezistencës së partisë socialdemokrate.

Më shumë avionë dhe helikopterë

Bundeswehri duhet të pajiset edhe me shtatë helikopterë dhe gjashtë avionë transportues “C-130J Hercules”, të cilët prodhohen në Évreux të Francës. Ministrja von der Leyen do të vazhdojë edhe marrëveshjen për përdorimin e avionëve ukrainas “Antonov”, në periudhën 2019 – 2021. Qëllimi është që të zvoglohen pasojat nga prishjet e mundshme të avionëve “Airbus A400M”.

Në listën e gjërave që do të porositen është edhe teknologjia e radarëve për “Eurofighter”, pajisjet detektuese, përmirësimin e tankeve “Puma”, helikopterët “NH90”, hedhësit e raketave dhe gjëra të tjera. Janë planifikuar edhe një sasi e uniformave të reja për misionet luftarake.

Financimi i paqartë

Por financat për këto projekte ende nuk janë siguruar në tërësi. Autoritetet thonë se kjo është një listë aktuale. Ndërsa realizimi i projekteve varet nga financimi dhe ligji për buxhetin e vitit 2018./DW/

<
>
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-15 08:43:49Z | |
10373682 141195913dc1cecb9579d71d7fe58b82 avionee boxer-20150227 h145m_by_anthony_pecchi-800x444 hercules3 Hubschrauber vom Typ H145M LUH SOF stehen auf dem Flugplatz der Bundeswehr in Laupheim I5L2JSXZJBFNJEWCNCIB4TLJJ4 Puma,_first_series 1201715114349760 a400m_1481639300 a745df08916cfbcf8cf59dd22e8c28c1 NH90_TTH_-_Hubschrauber
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas