Aktualitet

Gjermani/ Parandalohet një sulm “vrasës” në maratonën e Berlinit

Policia gjermane ka parandaluar një komplot për të sulmuar maratonën e së dielës në Berlin. Mësohet se 6 persona u arrestuan lidhur me planet për të kryer sulmin.

Gazeta “Die Welt” thotë se një njeri i ndaluar planifikoi të ngrinte një sulm vdekjeprurës me thikë ndaj pjesëmarrësve dhe spektatorëve.



Gazeta raporton se personat e arrestuar kanë lidhje me tunizianin Anis Amri, që përplasi për vdekje 12 persona me kamion në krishtlindjen e 2016-s, në Berlin.

Në deklaratën e së dielës, policia ka bërë me dije se kanë zhvilluar kontrolle në adresa të ndryshme, duke arrestuar edhe të dyshuarit që variojnë nga moshat 6 deri në 21./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas