Bota

Gjeorgji, NATO zhvillon manovra ushtarake në shkallë të gjerë

Gjeorgjia është organizatorja e një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë me pjesëmarrjen e mijëra trupave të NATO-s. Manovrat e koduara “Noble Partner” që po zhvillohen në një bazë pranë kryeqytetit Tbilisi, përkojnë me dhjetë vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji.

Në manovrat e sivjetshme marrin pjesë mijëra trupa nga NATO ndërsa afrohet dhjetë vjetori i luftës së Gjeorgjisë me Rusinë.



Kjo është hera e katërt që NATO zhvillon stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë. Kapiteni Mathias Sturmer është komandant i kompanisë gjermane.

“Detyra e kompanisë time tokësore të blinduar ishte që të siguronim perimetrin përreth objektivit në unison me forcat amerikane, ukrainase, gjeorgjiane dhe lituaneze. Në këtë mënyrë faza tjetër e operacionit do të kurorëzohej me sukses.”

Manovrat dy javore të gushtit përkojnë me 10 vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji dhe konfliktit të shkurtër që pasoi.

Rusia vazhdon të mbajë trupa dhe të mbështesë territorin që pushtoi, duke njohur shtetet seperatiste, Osetia e Jugut dhe Abkhazia. Shavlego Tabatadze është Gjeneral Brigade i forcave gjeorgjiane.

“Ushtarët amerikanë dhe gjermanë drejtuan një sulm të simuluar ndaj forcave gjeorgjiane. Manovrat e koduara “Noble Partner” janë të katërtat e këtij lloji që zhvillohen me forcat e armatosura gjeorgjiane, me ushtritë evropiane dhe amerikane.

Synimi është mbështetja dhe përmirësimi i kapaciteteve të vendeve pjesmarrëse dhe atyre rajonale si dhe gatishmëria dhe ndërveprimi gjatë operacionit shumë-kombësh të trajnimit”.

Sëbashku me trupat amerikane prej mbi 1 mijë ushtarësh, Shtetet e Bashkuara dërguan 12 autoblinda luftarake, pesë tanke Abrams dhe nëntë helikopterë.

Në këto manovra morën pjesë edhe forca ushtarake të vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s si Ukraina, Armenia dhe Azerbajxhani.

<
>
A Challenger 2 Main Battle Tank of the Royal Welsh Battle Group on Exercise Prairie Storm at the British Army Training Unit Suffield (BATUS) in Canada. The prairie of Alberta has provided an excellent opportunity for the British Army to train on a large scale since 1972. The British Army Training Unit Suffield (BATUS) is an organisation situated on one of the most sparsely populated areas of the Alberta plain. BATUS is equipped with in excess of 1000 vehicles including a full complement of Challenger 2 tanks and Warrior Infantry Fighting Vehicles. Each year a Regiment is sent there for six months to take the part of the 'enemy' for the other Regiments that are there to train each year.
_94920217_mediaitem94920216 1 2d0d56bb92bd086ce6f16c33c4e5c418 42D218B700000578-4743856-British_servicemen_gather_before_the_official_opening_ceremony_o-a-6_1501486414281-900x600 605E4682-4E51-4A11-A785-2CB278CDF1DD_w1023_r1_s 1000w_q95 2000x1125_q95 83275ecc-c8be-4a73-a257-2426000aac06 170730-A-KY189-112A 304202522 530559300-612x612 1026705143 1039431704 1056288700 1106370446 1108375042 15331120345b616ee2bf3003.78020858 3427232300000578-0-image-a-21_1463252930491 3427249300000578-0-image-a-24_1463252935378 auto_nato1533654435 b2ap3_large_nato-partnership ba58d91a-c4e4-485e-a75a-cce678f88570 ce28f51df3b3aa633766143913c51297 Challenger 2 Tank Firing at BATUS document5472260377779634316__526936325792075929_1__650x410 Exercise-Noble-Partner-Georgia georgia-noble_partner_training_exercise_3-georgian_mod maxresdefault nato_drill_2017_ap_shakh_aivazov Pence-in-Georgia-Military-Scene Russia-raises-strong-objections-to-US-NATO-6-aug size0 x1495313922793.jpg.pagespeed.ic.s8AIxrBHrg
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas