Aktualitet

Gjendet i vdekur në qeli 38-vjeçari shqiptar, policia franceze zbardh detajet

Një 38-vjeçar nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës në burgun e Fleury-Mérogis në Francë, duke u vetëvarur.

Mësohet se viktima është Aleksandër Hasalla, i cili vuante dënimin në Francë pasi në vitin 2016 u arrestuar nën akuzën se kishte furnizuar me armë terrosritin Mohamed Bouhlel, gjatë sulmit të Nicë-s.



Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë më 14 Korrik 2016, ku u vranë 86 persona dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë.

Hasalla ishte akuzuar se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike.

Ai ishte një emër i njohur për autoritet franceze, pasi në të shkruarën ishte arrestuar edhe për vjedhje./Panorama/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas