Kronika

Gjendet i vdekur 29-vjeçari në Lezhë, policia: U mbyt në rezervuar

Një 29-vjecar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Krajen të Lezhës. Policia bën me dije se viktima është B.L., 29 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në një rezervuar uji pranë banesës së tij.

Nga veprimet e para të policisë rezulton se i riu është mbytur në ujë dhe nuk ka shenja dhune.



“Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër banesës se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç.

Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale”- thuhet në njoftimin e policisë./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas