Mapo Format, Universitet

Gëzim Cako: Nëse ia dilni në UET, ia dilni në çdo universitet europian!

Edhe për studentin e Informatikës Ekonomike në UET, njohja me programin Erasmus ishte përmes email-eve informues të nisur nga koordinatorja e fakultetit Ekonomik. Pasi vendosi të aplikojë, ndoqi të gjitha udhëzimet dhe procesi iu duk fare i thjeshtë, megjithëse ndihma nga Lutjona, përgjegjësja e zyrës së Erasmus në UET nuk i mungoi në asnjë çast.

“Një ndër arsyet pse kam zgjedhur UET-in, është se të ofron një karrierë të sigurt në Shqipëri dhe më gjerë. Isha i informuar që kishte bashkëpunime me universitete të ndryshme në Europë, sepse kisha lexuar për studentet e tjerë që kishin shkuar më parë dhe një tjetër e mire është se UET i promovon këto mundësi duke i bërë më të kuptueshme nga çdo student”- thotë Gëzimi, ndërsa ndalet duke rrëfyer përvojën e tij baltike, në Riga Technical University të Letonisë.



“Përvoja ka qenë shumë e mirë. Nuk kam ndjere ndonjë mangësi, duke arritur të mbaj të njëjtat rezultate si në UET. Kam ndjerë kujdesin në çdo detaj e për çdo paqartësi profesorët tregohen shumë të kuptueshëm. Çdo gjë ka shkuar edhe më mirë sesa e prisja” – rrëfen ai, duke e cilësuar këtë kohë që po shpenzon atje si përvojë frytdhënëse dhe zgjerim i horizontit.

“Më ka bërë të mendoj ndryshe në shumë plane, kam shumë ide kreative që shpresoj t’i arrij. Kontaktet e reja janë gjithashtu një plusi madh, por unë e kam shfrytëzuar në të njëjtën kohë duke prezantuar Shqipërinë dhe universitetin tonë, sepse jemi në një farë mënyre ambasadorë të kulturës së vendit tonë”.

Edhe Gëzimi, ashtu si shokët e tij që po përjetojnë të njëjtën eksperiencë jashtë Universitetit Europian të Tiranës, nuk ka ndjerë ndryshim në kurrikulat e universitetit ku po studion aktualisht. “Janë pothuajse të të njëjtit format me shumë punë vetjake, siç duhet të konceptohet një universitet, por çdo gjë është e njëjtë në koncept”.

Nga kjo përvojë Gëzimi thotë se ka marrë dijet e duhura dhe filozofinë e të punuarit në mënyrë të pavarur, pasi kështu merr më shumë përgjegjësi nga ato që do të hasë së shpejti në tregun e punës, pasi të diplomohet.  Gëzimi i inkurajon bashkëmoshatarët të mos e shohin me frikë përvojën ndërkombëtare. “Nëse ia dilni në UET, mund t‘ia dilni në çdo universitet të programit Erasmus!”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas