ShowBiz

Gena rrëfen jetën me Lorenën: Unë nuk gjuaj femra, jemi njohur kur sapo kishte ardhur

Ai është një artist që numëron rreth 25 vite në skenë, por kryesisht e kemi parë të performojë në koncertet “live” që janë pika e tij më e fortë.
Briken Lito, i njohur me emrin e artit si Gena, është një ndër artistët e vetëm që lundron në shumë rryma muzikore, si popullore, baladë apo pop-folk.

Por së fundmi, ai ka ardhur për fansat e tij me një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Skivin, me këngën “Kijamet”.



I ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, ai po ashtu foli edhe për familjen. Këngëtari tregoi historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij Lorena, me të cilën është prej 10 vitesh i martuar.

“Mendoj se Lorena është krahu im i djathtë. Më mbështet shumë dhe është ajo që më plotëson. Ajo më kuron dhe unë e ndjej veten me fat që kam një bashkëshorte si Lorena. Po flas në aspektin e bashkëshortes, sepse në aspektin profesional ajo është shumë kërkuese. Ne jemi dy botë të kundërta, ajo i shikon ftohtë gjërat, ndërsa unë emocionalisht, por them që plusi dhe minusi rrinë mirë me njëri-tjetrin. Unë dhe Lorena jemi njohur në një lokal para rreth 11 vitesh dhe që atëherë jemi bashkë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por ne u njohëm gradualisht dhe ajo kishte disa vlera që nuk i kishin femrat e tjera. Një mashkull duhet të niset nga vlerat dhe jo t’i vërë prioritet bukurisë dhe pamjes së jashtme. Lorena është edhe menaxherja ime dhe e bën më së miri këtë punë. Ajo është rritur në Greqi dhe kur jemi njohur bashkë sapo kishte ardhur në Shqipëri për të marë një vizë. Siç duket edhe asaj i pëlqeu zëri im. Unë jam njeri që shikoj punën time dhe s’më pëlqen të rri lokaleve dhe të gjuaj femra. Lorena për mua është fisnike dhe i ka të gjitha gjërat që kërkon një mashkull”, tha Gena./tvklan

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas